Gjermania sot njoftoi se shërbimi i saj i inteligjencës do të marrë pjesë në përpjekjet që të qartësohen akuzat, të cilat i kanë ngritur katër shtetet arabe kundër Katarit, pasi e akuzojnë për mbështetje të grupeve ekstremistëve.
Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel ka deklaruar për Deutschlandfunk se është arritur marrëveshja që Katari “t’ia hapë të gjithë librat e tij” shërbimit të inteligjencës gjermane, nëse “do të kemi pyetje për njerëz ose struktura të caktuara”, transmeton AP.