Kuriozitete

Gabimi më i madh që shumica e vajzave bëjnë në palestër

Shumica e femrave që ushtrohen vazhdimisht për të mbajtur trupin në formë shmangin trajnimin e peshave. Kjo, sepse shumë prej nesh mendojmë se ngritja e peshave do të na rrisë maskën muskulore brenda natës. Por, në fakt, kjo është shumë larg së vërtetës.

Sipas trajnerëve, femrat nuk ushtrohen aq lehtësisht sa meshkujt, por as nuk krijojnë masë muskulore njëlloj me ta.

Andaj, ata këshillojnë se ushtrimi i forcës në mëngjes, sapo zgjohesh, është një mënyrë e mirë për gjimnastikën e trupit. Sipas tyre, duke shtuar një masë të vogël muskulore, ju do të digjni më shumë kalori jo vetëm gjatë stërvitjes. Ndaj, shtangat janë një mënyrë mjaft e mirë për të rritur pak masën muskulore, dhe duke u rritur masa muskulore, djegë edhe më shumë kalori.