Shefi i diplomacisë italiane, Angelino Alfano deklaroi të martën se nuk është arritur konsensus i grupit të shtatë vendeve të zhvilluara industriale (G7) për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, për shkak të mbështetjes së saj për regjimin sirian Bashar al Asad.
Alfano tha se këtë propozim në takimin e ministrave të Jashtëm G7 në vendin Luka në Itali e shprehu shefi i diplomacisë britanike Boris Johnson.
Kryediplomati italian theksoi se izolimi i Rusisë “ishte i gabuar” dhe se qëndrimi i G7 është plotësisht i qartë, dhe kjo është që vendet mbështesin sanksionet aktuale kundër Rusisë për shkak të aktiviteteve të saja ushtarake në Ukrainë. Ai në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të G-7 tha se vendet anëtare të këtij grupi duhet “të kenë dialog me Rusinë”.
Pritet që ministrat e Jashtëm të G7 të kërkojnë përpjekje të reja ndërkombëtare për përfundimin e luftës në Siri, por mbeten të ndarë nëse duhet kërcënuar Rusinë me sanksione të reja ose përmes masave tjera të ashpra, në mënyrë që të kruhet presion për shkak të mbështetjes ndaj presidentit Bashar al Asad.
Vendet e G-7 akuzojnë ushtrinë e Asadit për sulm kimik javën e kaluar. Ministrat në takim fuqishëm mbështetën sulmet raketore amerikane në bazën ushtarake siriane prej nga besohet se kishte nisur sulmi kimik, transmeton KosovaPress.