ShowBiz

Fytyrë plastike, fytyra e Enit nga operacionet e shumta

U bënë vite qe ajo është pjesë e skenës muzikore.

Flasim për këngëtaren nga Shqipëria, Eni Koçi e cila karrierën muzikore e nisi në moshë fare të re. Duke qenë motra e Greta Koçit ajo nuk e pati shumë të vështirë për të depërtuar në tregun muzikor.

Ndonëse akoma me stilin e njejtë në muzikë, por jo e njëjta gjë ka ndodhur dhe me pamjen e saj. Ajo ka kryer një sërë operacionesh në fytyrë.

Fotoja e fundit e publikuar në Instagram tregon më së miri se sa shumë ka ndryshuar Eni.

I see you 👀

A post shared by Eni Koci (@enikociiii) on

Një hundë tejet e formësuar, buzë e mollëza të fryera janë disa nga operacionet që duken qartë në fytyrën e saj.

Të rralla janë këngëtaret që e pranojnë një gjë të tillë, e në mesin e tyre futet dhe këngëtarja nga Shqipëria e cila asnjëherë nuk pranoi asnjë nga operacionet e kryera.

Ndryshe, Eni ka kohë që është në lidhje me këngëtarin Genc Prelvukaj. Edhe pse shpeshherë të kapur nga paparaci, por asnjëri nga ta nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Ndërkohë ata kanë sjell dhe një duet, kënga me titull “Vetëm ti”.