Aktuale

Fyejnë policinë, arrestohen 6 persona

Gjashtë persona janë arrestuar në qytete të ndryshme të Kosovës, për shkak se të njëjtit, kanë tentuar t’i sulmojnë, pengojnë dhe fyejnë zyrtarët policor.

Rasti i parë ka ndodhur në Suharekë, ku një i dyshuari nën ndikim të alkoolit ka drejtuar veturën e tij,  duke goditur një shenjë trafiku. Njësiti policor me të arritur në vendin e ngjarjes i dyshuari dhe dy pasagjer kanë tentuar që t’i sulmojnë policët dhe i kanë penguar gjatë kryerjes së detyrës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë ndalur në stacion policor deri në këndellje.

Kurse, në Kamenicë është arrestuar një i dyshuari serb, pasi që i njëjti në mënyrë agresive ka fyer dhe penguar zyrtarët policor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Një person tjetër është arrestuar në Obiliq, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor të cilët ishin në bastisje të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të tij. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedure të rregullt.

Edhe në Ferizaj është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedure të rregullt./KosovaPress/