Albumi i ri i Dua Lipës vazhdon të shënojë suksese të reja.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar fansat për suksesin më të ri të albumit “Future Nostalgia”, shkruan lajmi.net.
Albumi i artistes tashmë ka shënuar një rekord të ri, duke u bërë më i dëgjuari në “Spotify”, në kategorinë e femrave.
“Future Nostalgia nga Dua Lipa është albumi më i dëgjuar i një femre në vitin 2020 në Spotify me mbi 2.4 miliardë dëgjime”, thuhet në postimin e këngëtares.
Ky njoftim i Duas vjen pak orë pasi ajo bëri të ditur se po lanson koleksionin e ri në bashkëpunim me “Pepe Jeans”.
Linja e re e artistes do të jetë njëherësh e fundit në bashkëpunim me këtë brend, andaj ajo u shpreh e lumtur që bashkëpunoi me “Pepe Jeans”.
Sa i përket projekteve muzikore, “Levitating” mbetet kënga e fundit nga Dua Lipa, të cilën e solli në bashkëpunim me DaBaby.
Në këtë këngë, është komentuar shumë edhe dukja e Duas, e cila erdhi tejet joshëse në secilën skenë të klipit.