Mund të mos jetë diçka që e mendoni çdo ditë, por duhet t’i falënderohemi shumë fushës magnetike të Tokës.
Ajo na mbron nga rrezatimi i rrezikshëm, grimcat e ndryshme dhe meteorët.
Por një zbulim i ri thotë se është vërejtur një “çarje” në fushën magnetike të Tokës, që lejoi grimca kozmike të hynin në atmosferën tonë, transmeton Gazeta Express.
Kjo çarje nënkupton se fusha magnetike e Tokës është duke u dobësuar. Nëse kjo vazhdon, mund të shkaktojë ekspozim ndaj rrezatimit të rrezikshëm UV që vjen nga gjithësia.
Çarja u vërejt përmes teleskopit TIFR në një laborator në Ooty, Indi.