Rajon & Botë

Fundoset varka në Indonezi, dhjetë të vdekur

Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë zhdukur në fundosjen e varkës në provincën veriore indoneziane Riau Islands.

Personat që kanë arritur të shpëtohen janë shtruar në spitalin më të afërt.

Në operacionet e shpëtimit kanë marrë pjesë më shumë se 200 persona me 70 varka.