Gjatë orëve të para të mëngjesit në ishullin jugor të Japonisë Kyushu, ka ndodhur një shembje e rrugës kryesore, duke shkaktuar panik te banorët, shkruan Gazeta Express.
Në qytetin Fukuoka rruga kryesore u përpi në mënyrë të papritur dhe krijoi një gropë të madhe. Sipas raportimeve të para kjo shembje ka ndodhur si pasojë e punimeve të nënsheshme në të cilën po ndërtohet metro. Ende nuk ka raportime për viktima.



Tags:japoni