Sinoptikanët paralajmërojnë freskimin dhe uljen e temperaturave tropikale që mbizotëruan gjatë gjithë javës në vendin tonë.
Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite nën ndikimin e masës së lagësht, jostabile dhe më të freskët do të ketë ndryshim të madh.
Në shumë vende do të ketë vranësira jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të keq me erë të përforcuar dhe kushte për rënie të breshrit.
Më shumë reshje do të ketë në orët e mbrëmjes dhe natën drejt të shtunës, sidomos në pjesët veriore, ku lokalisht pritet të reshin mbi 25 litra në metër katror.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë prej 14 deri 22 gradë, ndërsa e ditës do të lëviz prej 30 deri në 36 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme, dukshëm më i freskët dhe me erë e reshje lokale të shiut.
Temperatura e ditës do të ulet për më shumë se 10 gradë në krahasim me temperaturën e ditës së sotme në interval prej 20 deri në 29 gradë Celsius.
Nga e hëna pritet stabilizim i motit me rritje graduale të temperaturës. Deri të martën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.