Aktuale

Fundjava me shi, në fillim të javës më ftohtë

Në ditët e fundjavës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave me presion të lartë, që gradualisht po dobësohen, e nga dita e diel, masa të ftohta ajrore dhe një turbullirë nga veriu i kontinentit do të sjellin përkeqësim të motit.

Të shtunën do të mbajë mot pjesërisht i vranët, jo edhe aq i ngrohtë, ku pasdite vende-vende rreth viseve malore mund të ketë edhe riga lokale shiu. Ditën e diel me depërtimin e një fronti të ftohtë nga veriu i kontinentit, pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, që mund të shoqërohen edhe me bubullimë.

Java e ardhshme do të filloj me mot të ftohtë, aty-këtu me riga lokale shiu, e në vise kodrinoro-malore priten edhe reshje bore. Nga dita e martë do të mbajë mot më i butë, dhe me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit në të dy ekstremet, në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare, me minimale 4C deri në 5C, e ato maksimale 18C deri në 20C. Nga dita e hënë do të kemi rënie të theksuar të temperaturave, me minimale që do të zbresin në 0C deri në 2C, e ato maksimale në 8C, që gradualisht do të rriten në 17C, të mërkurën.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga veilindja 2-10m/s, derisa shtypja atmosferike do të zbres rreth vlera normale, por që në fillim të javës do të rritet dukshëm mbi këto vlera