Aktuale

Fundjava më ngrohtë, me vransira dhe diell, mundësi për riga lokale shiu

Pas kalimit të frontit të ftohtë, që natën e shkuar solli shtresa bore në vise malore, e në Prishtinë edhe fjollat e para të borës, ditëve të fundjavës masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të butë dhe rritje të temperaturave.

Të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot i ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.  Vende-vende ka mundësi që të ketë edhe ndonjë rigë lokale shiu, ndërsa ditën e diel do të fryejë edhe erë mesatarisht e fuqishme nga jugu.

Në fillim të javës fusha me presion të ulët nga Europa qëndrore do të fillojnë të depërtojnë mbi rajon duke sjellur vransira dhe reshje shiu, të cilat natën e së mërkurës, me shtrirjen e masave të ftohta ajrore kanë mundësi të përzien edhe me reshje bore.

Temperaturat gjatë këtyre ditëve do të luhaten mbi vlera mesatare, me minimale nga 3C deri në 10C, e maksimale nga 13C deri në 17C.  Të mërkurën maksimalet pritet të zbresin deri në 9C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 5-14m/s, ndërsa shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.