Dy ditëve të para të muajit prill, në këtë fundjavë, vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave me presion të lartë dhe masave të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që do të sjellin mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Ndërkohë mbi Itali pritet të depërtojë një turbullirë nga Atlantiku, ku gjatë javës së ardhshme, nga e hëna në mbrëmje dhe të martën do të sjellë vransira dhe mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve të para të muajit prill, do të luhaten nga 4C deri në 5C, e ato maksimale në fundjavë do të arrijnë deri në 20C, e në fillim të javës do të zbresin lehtë në 15C deri në 16C.
Era do të fryejë mesatarisht nga juglindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale, e në fillim të javës do të zbres gradualisht rreth këtyre vlerave.






















