Aktuale

FSK e gatshme të intervenoj në gjetjen e Floriana Ismailit

Kryeministri Ramush Haradinaj nga Franca ka deklaruar se FSK është e gatshme që të intervenoj në gjetjen e futbollistes kosovare në Zvicer, Floriana Ismailit e cila është zhdukur nga e shtuna në Liqenin Como.

Haradinaj tutje tha se Kosova si një vend mik i Zvicres, është e gatshme që të marr pjesë në kërkim shpëtimin e Ismailit

Publikimi i plotë i Haradinaj:

Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit!

I shqetësuar me lajmin për humbjen e Floriana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como, sot i kam shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, kam shprehur gatishmërinë, që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll.