Policia italiane ka vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, pasi në të brendshmet e tij kishte fshehur 13 doza kokaine.
Arrestimi i tij është bërë në Perugia. “23-vjeçari ishte pasagjer në një makinë që drejtohej nga një tjetër shqiptar. Ata kishin tentuar të evitonin patrullën e policisë, por më pas janë ndaluar”, shkruan agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, shkruan shekulli.
Kjo e fundit ka shtuar se përveç dozave të drogës atij i janë gjetur dhe një shumë prej 1500 euros. Ndërsa në makinë është gjetur dhe një thikë.
Policia ka deklaruar se ndalimi është bërë mbrëmjen e 9 gushtit. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të arrestuar.