Asfalti u ka shkuar te dera, porse banorët e fshatrave Topillë, Llanisht e Devetak më nuk janë aty.
Në përpjekje për ta lehtësuar jetën e tyre, banorët i kanë braktisur vatrat e tyre të moçme dhe janë shpërngulur në qytezë apo në fshatra të tjera më afër Shtimes, shkruan sot “Koha Ditore”.
Fshati Topillë ndodhet 14 kilometra larg qendrës komunale. Rruga me shumë kthesa tashmë e asfaltuar të shpie në brendi të fshatit.
Ish- banori Naser Hajrushi, i ardhur për vizitë, me nostalgji i përshkruan momentet e dikurshme të jetesës në fshat.