Komuna e Rahovecit, vazhdon realizimin e projekteve kapitale të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Dejnë.
Sipas komunikatës për media nga zyra për informim e Komunës së Rahovecit, rregullimi i rrugëve me kubëza, lehtëson jetën dhe punën e banorëve të fshatit Dejnë.
“Investime që kanë për qellim lehtësimin e lëvizjes së gjithë banorëve do të ketë në vazhdimësi si në fshatra poashtu edhe në qytetin e Rahovecit”, theksohet në komunikatë./KosovaPress/