Siç mund ta dini çdo diete flet për rendësin e te ngrënit fruta dhe perime te sezonit.
Siç mund ta dini çdo diete flet për rendësin e te ngrënit fruta dhe perime te sezonit. Qershori është një stine qe ofron shume fruta. Por cilat janë ato me te mirat e muajit.
1. Boronica
Boronicat përmbajnë vitamina A dhe C, kalcium, fosfor, hekur, sodium dhe potas. Janë antioksidant te shkëlqyer dhe ndihmojnë për te përmirësuar shqetësimet e ndryshme. 100 gram boronica është e barabarte me 57 kalori.
2. Nespulla
Nespullat përmbajnë vitamina A, B dhe C. Kane veti antiinflamatore dhe diuretike dhe ndihmojnë për te rregulluar zorrët. Beni kujdes me farat sepse përmbajnë një substance te helmuar. Për 100 grame nespulla është e barabarte me 28 kalori.
3. Luleshtrydhe
Luleshtrydhet përmbajnë vitamina A, B dhe C se bashku me fosfor, hekur, kalcium. Janë fruta diuretike, pastruese dhe te pasura me fibra. Për 100 grame luleshtrydhe janë te barabarta 33 kalori.
4. Fiqtë
Fiqtë përmbajnë potas, hekur, kalcium dhe vitamine B. Fiqtë e freskët ndihmojnë tretjen dhe kujdesen për lëkurën përveç se dhe për inflamacionin urinar dhe gastritin. Për 100 grame fiq merrni 74 kalori.
5. Qershitë
Qershitë përmbajnë vitamina A dhe C, proteina, kalcium, fosfor, potas, sodium dhe magnez. Kane veti pastruese, diuretike dhe detoksifikuese. Janë perfekte për ato qe vuajnë nga diabeti sepse sheqeri i tyre nuk është i dëmshëm. Qershitë kane një fuqi te forte laksative. Për 100 grame qershi përftoni 50 kalori.
6. Kajsitë
Kajsitë përmbajnë vitamina A dhe kane një vlera te mëdha antioksiduese dhe parandalojnë kolesterolin e keq.
7. Mjedrat
Mjedrat përmbajnë vitamine A dhe C. Janë te shkëlqyera si antioksidante dhe përdoren për mbajtjen hidrike. Për 100 grame mjedra përftoni 34 kalori.
8. Pjeshkat
Pjeshkat përmbajnë vitamine C dhe potas. Janë te mire për te favorizuar tretjen, për te luftuar aneminë dhe kane vlera diuretike. Për 100 gram pjeshka përftoni 40 kalori.
9. Manaferrat
Manaferrat përmbajnë vitamine A, C dhe acid folik te rëndësishme për ti konsumuar mbi te gjitha gjate shtatzënisë. Janë diuretike dhe pastruese për me tepër mbajnë te pastra edhe arteriet dhe ndihmojnë punën e zorrëve. Për 100 grame manaferra përftoni 35 kalori.
10. Kumbullat
Kumbullat përmbajnë shume vitamina dhe kripëra minerale. Janë te shkëlqyera për vlerat e tyre pastruese dhe ndihmojnë punën e zorrëve. Sheqeri qe ato përmbajnë nuk është i këshillueshëm për ato qe vuajnë nga diabeti. Për 100 grame kumbulla përftoni 45 kalori.
11. Shalqiri
Shalqiri përmban proteina, sodium, potas, hekur, kalcium, vitamina A, B dhe C. Për me tepër përmban dhe likopen një substance e nevojshme për te larguar radikalet e lira dhe për te parandaluar tumoret. Është diuretik natyral dhe pastrues. Për 100 grame produkt përftoni 30 kalori.
12. Pjepri
Pjepri përmban vitamina C, potas, fosfor dhe kalcium. Ka një efekt antioksidues dhe diuretik. I shkëlqyer për kujdesin ndaj lëkurës dhe kockave. Për 100 grame produkt përftoni 34 kalori.