300 pasagjerë të një avioni të nisur nga Roma janë bllokuar nga autoritetet e aeroportit të Mauritiusit në ishujt e Oqeanit Indian.
Frika se ndonjë nga udhëtarët mund të jetë me koronavirusin, duke qënë se vjen nga një vend ku pacientet po shtohen orë pas orë, ka bërë që drejtuesit e aeroportit të marrin këtë vendim drastik.