Aktuale

“Free Taxi”, shkatrrën rrjetin e prostitucionit në Tiranë

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Free Taxi”, ka zbuluar një grup që merrej me shfrytëzim prostitucioni duke arrestuar 11 persona.

Mes të arrestuarve janë të dyshuarit si tutorë, meshkuj dhe femra, si dhe një efektiv policie ndërsa gjatë operacionit është gjetur edhe kokainë.

Në një konferencë të posaçme për mediat drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se edhe dhjetë persona të tjerë po procedohen penalisht në gjendje të lirë, mes tyre dhe gjashtë femra të cilat dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Prokurorinë e Tiranës ka finalizuar operacionin “Free Taxi” , në drejtim të goditjes së “Shfrytëzimit të femrave për prostitucion”

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë

– Fllanxe A., 37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, me preëedent të mëparshëm penal për të njëjtën tendencë kriminale.

-Ambra I., 21 vjeçe lindur dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzim prostitucionit”.

-Anxhela Xh., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

-Maringlen Ahmetaj, 33 vjeç banues në Tiranë, taksist. Ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzim prostitucioni”, dhe “Shitjes së narkotikëve”

-Arben Bici, 36 vjeç, banues në Tiranë, taksist, i ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzim të prostitucionit në bashkëpunim”.

-Përparim Kola, 41 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, taksist. Ndaluar për veprën penale të “Moskallzimit të krimit”.

-Kujtim Karamuça, 50 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, taksist, i ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Shitjes së narkotikëve”.

– Lendi Stefani, 47 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, i arrestuar për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”.

-Gjergji Rusa, 24 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë, i arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit”.

-Albion Todri, 32 vjeç, lindur ne Berat dhe banues ne Tiranë, i arrestuar për veprën penale “Shitje, prodhim narkotikësh” dhe “Prostitucion”.

-Elton Shtrepi, 32 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjës policie. I ndaluar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të autoritetit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu janë proçeduar në gjndje të lirë E.S., 37 vjeç banues në Tiranë, për veprën penale të “Prostitucionit”; G. K,, 41 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, për veprën penale të “Prostitucionit”; A.B., 33 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, për veprën penale të “Prostitucionit”; R.D., 32 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, për veprën veprën penale të “Prostitucionit”; O. P., 26 vjeçe, lindur në Fier dhe banues në Tiranë për veprën penale te “Prostitucionit”; I. Gj., 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Elbasan, për veprën penale të “Prostitucionit”; J.S., 35 vjeçe , lindur në Durrës dhe banuese në Tiranë, për veprën penale të “Prostitucionit”; A.B., 28 vjeçe, lindur dhe banues në Elbasan, për veprën penale të “Prostitucionit”; M. T., 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, për veprën penale të “Prostitucionit”; G. H., 32 vjeçe banuese në Tiranë, për veprën pe nale të “Prostitucionit”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim M .K.,banues në Tiranë i dyshuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Arrestimi si dhe procedimi në gjendje të lirë i tyre u bë pas një hetimi disa mujor nga seksioni kundër trafiqeve të paligjshme.

Duke përdorur metoda speciale hetimore Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin kriminal të të dyshuarve, të cilët në kohë dhe zona të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar për prostitucion me qëllim përfitimi shtetaset e rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të paligjshme.

Ambra I., dhe Fllanxe A., dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientët siguroheshin prej organizatorëve, të cilët ishin taksistët. Shuma për çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.

Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në hotele dhe ambiente të tjera që njësohen me to, për të kryer prostitucion.

Gjithashtu dyshohet se në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.

Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve janë konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë ne disa porcione ku janë sekuestruar disa doza kokaine dhe mjete për përdorim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar 3 automjete taksi, 18 aparate telefonike,

50 000 lekë të reja, si dhe 4 doza kokainë.

Dy prej shtetaseve të cilat dyshohen të jenë shfrytëzuar për prostitucion gjatë kësaj periudhe janë akomoduar dhe do të trajtohen pranë një qendre pritëse me qëllim marrjen e një pakete shërbimesh si dhe rehabilitimin dhe nxjerrjen e tyre nga ky rrjet shfrytëzimi.

Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës.