Aktuale

Frashërin e presin me torte kolegët

Frashëri i është kthyer punës në Kuvend Pas disa muajsh mungesë në seanca, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi i është kthyer punës si deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai sot ka ardhur në seancën ku pikë e rendit të ditës është votimi për Demarkacionin.

Mirëpo kolegët nga VV janë kujdesur që t’ia “ëmbëlsojnë” ditën Frashërit. Frashëri ka postuar në një fotografi ku shihet me grupin e Molliqajt të cilët e kanë pritur më torte. “Kënaqësi t’i kthehem punës me kolegët deputetë :)”, ka shkruar deputeti i VV-së në Facebook. Krasniqi është liruar nga paraburgimi dhe rasti i tij dhe aktivistëve të VV-së është kthyer në rigjykim.

Krasniqi bashkë me Egzon Halitin, Atdhe Arifin dhe Adea Batushën akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit 2016.