Aktuale

Frashër Krasniqi zbulon detaje të reja, rreth formimit të partisë së re nga krahu i Molliqajt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë se janë zvogëluar ndjeshëm gjasat që partia të qëndrojë e bashkuar.

Krasniqi, i cili muaj më parë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në parti, duke u rreshtuar me Krahun e Molliqajt, që përbëhet nga kundërshtarë të kryetarit të partisë, Albin Kurti, ka thënë se anëtarët që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat në parti kanë nisur tashmë diskutimet për mundësinë e krijimit të një partie të re.

“Kemi filluar me hapë diskutimin për këtë çështje, dhe kemi filluar të ndajmë mendime të përbashkëta”, ka thënë ai në “Rubikon” të KTV’së.