Rajon & Botë

Francois Fillon akuzohet pas skandalit për afarizëm të rrem

Kandidati djathtist për zgjedhjet presidenciale në Francë, Francois Fillon, është akuzuar për shumë shkelje ligjore lidhur me skandalin për afarizëm të rrem, përfshirë edhe keqpërdorimin e mjeteve publike, ka bërë të ditur të martën avokati i tij për AFP.

“Është akuzuar sot në mëngjes. Dëgjimi është zhvendosur në mënyrë që të zhvillohet në mënyrë të qetë”, ka thënë avokati i Fillon, Antonin Levi.