Rajon & Botë

Francezët kërkojnë largimin e emigrantëve nga kampi “xhungël”

Mijëra protestues në qytetin francez Calais, janë duke kërkuar mbylljen e kampit të emigrantëve, të njohur si “xhungël”.

Protestuesit planifikojnë të bllokojnë rrugët kryesore dhe të formojnë një ‘zinxhir  njerëzor’ në rrugën drejt portit.

Më shumë se 7 mijë njerëz jetojnë atje, në kushte të mjerueshme, transmeton KosovaPress.

Shumë prej tyre, në përpjekje për tu larguar, madje hypin mbi kamionët që bartin emigrantë në Britani.

Protestuesit thonë se kampi po minon qytetin dhe po shkakton përçarje në port, ndërsa protesta e sotme konsiderohet si më e madhja që është mbajtur kundër atij kampi.

Përveç protestuesve edhe udhëheqësit thonë se situata është bërë e padurueshme.

Të strehuarit në kamp kryesisht janë nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika.