Këngëtari i njohur i shumë hiteve që ka sjellë përgjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, Françesk Radi, është raportuar të jetë shtrirë në Qendrën Spitalore Universitare, në Shqipëri, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
67 vjeçari i cili për vite me radhë ka qenë i njohur për vlerat muzikore që ka sjellë te publiku shqiptar, e që dëgjohen edhe sot, thuhet të jetë në gjendje mjaft të rëndë dhe preferohet trajtimi jashtë vendit, shkruan KosovaPress.
Reagime ka pasur edhe nga familjarët e këngëtarit, nga bashkëshortja e tij Tefta Radi si dhe këngëtarja Rozana Radi.
Rozana Radi ka postuar një foto në rrjetin social Instagram së bashku me xhaxhanë e saj , duke shkruar në përshkimin e fotos: “Lutem për ty! Zoti do tregohet i mëshirshëm e do të lërë këtu me ne. Është shumë herët për tu larguar. Kemi nevojë në tokë për ty.”
Françesk Radi është I njohur për hitet: “ Humba Pranverën”, “ Adresa”, “Biçikleta”, “Oj Zogo”, e shumë të tjera.