Shoqatat kundër islamofobisë në Francë kanë dënuar evakuimin e dhunshëm dhe kanë paralajmëruar se bëhet fjalë për gjëra që janë në kundërshtim me parimet e Francës.
Është evakuuar xhamia në rrethin Clichy-la-Garenne në Paris.Sipas televizionit BFM, policia mëngjesin e sotëm ka kryer evakuimin e rreth 50 njerëzve të cilët ishin në këtë objekt fetar.
Megjithatë, besimtarët pas evakuimit u kthyen përsëri në xhami ku u ulën dhe refuzuan të dalin.