Ministria e Jashtme e Francës ka thënë sot se sanksionet e reja të SHBA-së kundër Iranit, Rusisë dhe Koresë Veriore nuk duken të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për shkak të shtrirjes së tyre jashtë territoriale.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi unanimisht dje për këto sanksione të reja, të cilat mund t’i prekin edhe firmat evropiane, transmeton Express.
Ministria e Jashtme e Francës tha në një komunikatë se ligjet franceze dhe evropiane do të duhet të përshtaten për t’u kundërpërgjigjur dhe se diskutimet do të jenë të nevojshme në nivel të Bashkimit Evropian për shkak të ndikimit të mundshëm që sanksionet mund të kenë në firmat dhe qytetarët evropianë. /Express/