Rajon & Botë

Franca thotë se do ta bombardojë prapë Sirinë

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca kishin kryer sulme ajrore mbi Sirinë më 14 prill, pasi disa raporte ishin publikuar ku regjimi sirian kishte përdorur armët kimike në Douma dhe Damask.

Franca do të sulmojë përsëri Sirinë nëse dalin raporte të reja që argumentojnë përdorimin e armëve të reja kimike. Këto komente u bënë nga Ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florence Parley, raporton “Sputnik International”.

Mbretëria e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë lëshuar më shumë se 100 raketa në përgjigje të sulmeve kimike të ndërmarra nga regjimi sirian.

Sulmet e vendeve perëndimore i ka dënuar Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke i quajtur si një “akt agresiv kundër një shteti që ka luftuar kundër terrorizmit”.