Franca është gjysmëfinalisti i katërt në Euro 2016.
Franca është kualifikuar në gjysmëfinale të Euro 2016, pasi eliminoi në çerekfinale skuadrën suprizë të Evropianit, Islandën, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:2.
Për Francën shënuan Oliver Giroud (13’ dhe 59), Paul Pogba (20’), Dimitri Payet (43’) dhe Antoine Griezmann (45’).
Dy golat për Islandën i shënuan Kolbeinn Sigthorsson (56’) dhe Birkir Bjarnason (84’).
Edhe përkundër eliminimit, Islanda largohet me kokën lartë nga Euro 2016. Kjo skuadër bëri më shumë se që duhej në këtë Evropian, derisa qoi në shtëpi edhe njërën ndër favoritët e ‘Euro 2016’, Anglinë.
Kujtojmë se tani Franca do të përballet me Gjermaninë në gjysmëfinale, kjo e fundit eliminoi Italinë. /Express/