Rajon & Botë

Franca planifikon t’i ndalojë automjetet me naftë dhe benzinë

Franca planifikon t’i ndalojë të gjitha automjetet me naftë dhe benzinë deri në vitin 2040, ka thënë sot ministri i ri i Mjedisit, Nicolas Hulot.

Hulot e bëri këtë njoftim teksa shpalosi një seri masash si pjesë e planit të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për ta bërë Francën një vend natyror të karbonit deri në vitin 2015, transmeton Express.

Ai e ka pranuar se ky synim do të vërë presion ndaj prodhuesve ta makinave në Francë, por shtoi se kanë projekte që mund ta përmbushin këtë premtim.

Njoftimi i tij erdhi pasi prodhuesi i makinave Volvo dje shpalosi planet për ndërtimin e automjeteve elektrike dhe hibride nga viti 2019.

Duke folur në një konferencë për media, ai ka theksuar se Franca do të ndalojë së përdoruri thëngjillin për prodhimin e rrymës kah viti 2022 dhe se deri në 4 miliardë euro investime pritet ta forcojnë efikasitetin e energjisë.

“Duam të dëshmojmë se lufta kundër ndryshimit klimatik mund të çojnë në përmirësimin e jetëve të përditshme të francezëve,” ka thënë ai./Express/