Franca nuk do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas sulmeve militante islamike të vitit të kaluar në Paris pas 26 korrikut, ka njoftuar Presidenti Francois Hollande.
Në intervistën e tij tradicionale presidenti tha që nuk ka kuptim të zgjatet gjendja emergjente pafundësisht.
“Ajo do të nënkuptonte që rregullat e ligjit nuk aplikohen më”, tha ai.
Franca ka shtuar dy herë gjendjen emergjente të shtetit qëkur është sulmuar së pari, shkruan BBC.
Zgjerimi i masave të sigurisë u bë së fundmi për të mbuluar ngjarjen e turneut të futbollit Euro 2016 dhe për turneun e garave të biçikletave Tour de France, transmeton KosovaPress.
Gjendje emergjente ishte shpallur pas 13 Nëntorit, ku 130 njerëz vdiqën në sulmet me armë dhe bomba në sallën e një koncerti, restoranti dhe në stadiumin e Francës, ku po mbahej një lojë futbolli ndërkombëtare.
Në fillim të këtij viti, në janar, ndodhi sulmi i radhës në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo dhe rrethimi i një supermarketi hebre në Paris që rezultoi me vdekjen e 17 njerëzve.