Rajon & Botë

Franca i kërkon Turqisë ta lirojë gazetarin francez

Franca i ka kërkuar Turqisë që ta lirojë gazetarin francez të arrestuar të premten në Turqi, ndërkohë që lufta e autoriteteve turke ndaj medias pas tentim puçit të këtij viti po vazhdon të marrë kritika të ashpra ndërkombëtare.

Olivier Bertrand, i cili punon për uebsajtin francez të lajmeve “Iesjours.fr”, u arrestua të premten teksa po raportonte në qytetin Gaziante, në veri të kufirit turk me Sirinë, transmeton Express.

“Ajo çfarë po ndodh është tronditëse dhe plotësisht e papranueshme. Franca kërkon lirimin e këtij gazetari,” ka thënë për Radio Evropa 1, ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault./Express/