Shefi francez i diplomacisë, Jean Marc Ayrault, deklaroi sot se Uashingtoni duhet të evitojë një aventurë izolacioniste pas zgjedhjes së populistit Donald Trump si president të SHBA-së.
“Ajo që duhet të evitohet me çdo kusht, është aventura izolacioniste, unilateralizmi apo një formë thyerje me atë që përbën të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi Ayrault gjatë hapjes në Doha të edicionit të nëntë të “World Policy Conference”, të organizuar nga Instituti Francez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IFRI), transmeton atsh.
Ministri francez, që shprehej para 250 vendimarrësve dhe presonaliteteve që vinin nga rreth 40 vende për të debatuar mbi sfidat e madhë ndërkombëtare, bëri thirrje për zgjidhje të përbashkëta ndaj probleve të botës.
