Franca kërkoi sot nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të miratojë në ditët e ardhshme sanksione të reja kundër Koresë Veriore, ndërkohë që diskutimet mes fuqive të mëdha duket se po përparojnë në këtë drejtim.
Ambasadori francez në OKB, François Delattre, tha se vendi i tij dëshiron një rezolutë me sanksione të reja dhe të forta në ditët në vijim.
Bisedimet për një rezolutë të re filluan para një muaji mes SHBA-ve dhe Kinës për të sanksionuar Korenë e Veriut pas testit të parë të një rakete ndërkontinentale më 4 korrik.
Perëndimi konsideron se zhvillimi nga Pjong-jangu i raketave balistike ndërkontinentale përbën një kërcënim për sigurinë botërore.