Aktuale

Franca dekoron Ulpiana Lamën me Urdhrin Kombëtar të Meritës

Ambasada e Francës në Kosovë njofton se të hënën në rezidencën e Francës në Prishtinë, ambasadori Didier Chabert do t’i dorëzojë Urdhrin Kombëtar të Meritës Ulpiana Lamës, ministre këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Francë.

Sipas njoftimit nga Ambasada ky urdhër i dorëzohet me motivacion për punët dhe aktivitetet e saj të dalluara profesionale, shoqërore dhe akademike dhe është një nxitje për të vazhduar angazhimin e saj për të mirën e përbashkët.

Ceremonia do të zhvillohet në prani të familjes, miqve, kolegëve, autoriteteve franceze dhe mysafirëve./KosovaPress/