Aktuale

Fotografoi votën, arrestohet 50 vjeçari

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 50 vjeçe, banues në Tiranë me iniciale F. M, pasi i njëjti ka fotografuar votën.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Qendrës së Votimit në Shkollën Kushtrimi i Lirisë, duke fotografuar votën.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga Neni 327/1 i Kodit Penal./KosovPress/