Aktuale

Fotografia montazh pushton rrjetet sociale (Foto)

Një foto e “rrugës së dëmtuar” e cila është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale po del të jetë montazh. Të paktën kështu thuhet në faqen zyrtare të LDK-së në Fushë Kosovë, ku postimin e njëjtë e ka shpërndarë edhe kryetari i Komunës, Burim Berisha.

Pre e kësaj fotografie kanë renë shumë qytetarë të vendit madje në mesin e tyre edhe kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fehmi Ferati.

“Paniku i humbjes që pashmangshëm i pret, i shtyu n’aksion foto-video montazherat e specialistët e lajmeve të rreme në “sulm” kundër kryetarit Burim Berisha. Në fotot më poshtë ju mund të shihni një shembull eklatant të synimit për mashtrim të opinionit të gjërë kosovarë, sepse qytetarët e Fushë Kosovës e dinë mirë se cilat janë punët e kryetarit të tyre!”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Indeksonline/