Fotografi i Associated Press, Burhan Ozbilici, ka fituar çmimin për fotografinë më të mirë në konkursin e “World Press Photo” (Fotografia më e mirë e shtypit), transmeton Klan Kosova.
Ozbilici është vlerësuar për fotografinë që kishte shkrepur në momentin kur ishte vrarë në Turqi, ambasadori rus Andrey Karlov.
“E kisha shumë të vështirë ta bëja këtë fotografi, ishte shumë e rrezikshme por në të njëjtën kohë kam kuptuar se ajo ishte një histori shumë e rëndësishme”, ka thënë Ozbilici.




















