Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, në një prononcim konfirmon se edhe ai ka qenë shënjestër e grupit që sulmoi deputetët në Parlamentin e Maqedonisë.
Edhe pse nuk pranoi të flasë më shumë detaje Sela konfirmoi se ai ishte rrethuar dhe ndaj tij është ushtruar dhunë.
Në Maqedoni ka eskaluar situata pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Parlamentit, pas së cilës turma ka mësyrë në sallën e Kuvendit, shkruan Struga.al.
Një fotografi ku besohet të jetë deputeti nga Struga e shpërfaq atë në gjendje të rëndë shëndetësore e me fytyrë të përgjakur duke e tërhequr zvarrë disa persona.
Nga Shkupi, edhe njëherë shqiptarëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.
Ambasadorët e huaj në Shkup kanë bërë apel që të ndalet dhuna, ndërsa Komisionari Hahn ka thënë se dhuna nuk e ka vendin në Kuvend.