Rreth 50,000 demonstrues kanë marshuar nëpër rrugët e Kolonjës në paraditen e së hënës për të treguar mbështetjen e tyre për Presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan.
Duke valëvitur flamurin e Turqisë, demonstruesit mbanin fotografi të Erdogan’it dhe pankarta ku shkruhej “Për Demokracinë, Kundër Puqit”. Kjo demonstratë që ka mbledhur kaq shumë njerëz në Kolonjë të Gjermanisë, vjen pas dështimit për grusht shtet në Turqi.
“Jemi këtu për shkak se bashkatdhetarët tanë në Gjermani avokojnë Demokraci dhe janë kundër tentimit për grusht-shtet”, ka thënë Ministri i Rinisë dhe Kulturës, Akif Cagatay Kilic, i cili po ashtu ka marrë pjesë në protestë, shkruan Daily Mail.





