Aktuale

FOTO kur nxirren dy trupa të pajetë nga hoteli i shembur në Durrës

Sa vjen dhe rritet numri i viktimave. Tashmë ka shkuar në gjashtë bilanci tragjik i viktimave të tërmetit.

Ministrja e Mbrojtjes konfirmon se 6 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që dyshohet se ka ende persona ende nën rrënoja.

Tragjik rezulton edhe fakti për një vogëlushe 10-vjeçare, e cila ka humbur jetën në banesën e saj në Thumanë, ndërkohë që nëna e saj ndodhet nën rrënoja e plagosur.

Ministria konfirmon se 1 viktimë është në Kurbin, 2 në Thumanë e 3 në Durrës.