Aktuale

Foshnja e posalindur gjendet në kazanin e plehrave në Lushnje

Një foshnje e posalindur është gjetur në kazanin e mbeturinave në Lushnje.
Foshnja u gjet nga banorë të zonës, e futur në një qese dhe pa jetë.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet, shkruan Top Channel.

Ende nuk ka të dyshuar, por do të marrë pamjet filmike të bizneseve në këtë rrugë.