Goran Grujevski, ish krye-shefi i Drejtorisë së pestë pranë MPB-së është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj, derisa të akuzuarit e tjerë morën dënime me kusht.
Grujevski ishte i akuzuari i parë në rastin “Fortesa 2” që e hapi Prokuroria Speciale Publike (PSP). Ai akuzohet për shkatërrimin e materialeve të ndërlidhura me përgjimet.
Grujovski momentalisht bashkë me kolegun e tij nga DSK-ja Nikolla Boshkovski gjenden në paraburgim në Greqi.