Turqia i ka dhënë mandat ministrisë së Mbrojtjes që t’i blejë edhe 24 aeroplanë luftarakë “Lockheed Martin F-35”.
Lajmi është bërë i ditur sot nga ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik, gjatë një interviste me transmetuesin “A Haber”, transmeton Express.
Nënsekretariati për Industri të Mbrojtjes th javën e kaluar se Turqia kishte vendosur që të porosisë ngarkesën e dytë të aeroplanëve luftarakë.
Ndërkohë, dy zyrtarë amerikanë të njohur me këtë çështje, i kanë thënë Reutersit në kushte anonimiteti se kjo ngarkesë do të numëroj 24 aeroplanë luftarakë./Express/