Ushtria turke ka njoftuar se ka rrethuar qytetin e Afrinit që mbahet nga kurdët.
Ky aksion në këtë qytet të Sirisë ka në fokus ofensivën kundër forcave kurde, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Në një qëndrim thuhet se trupat dhe rebelët sirian kanë vënë në kontroll ‘zona të rëndësishme kritike’ në rrethinën e Afrinit.
Për këtë aksion nuk ka pasur ndonjë konfirmimin nga zyrtarët kurdë.