Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë kryer sulme ajrore ndaj kampeve të organizatës terroriste në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avionët ushtarak të Komandës së Forcave Ajrore ndërmorrën operacion ajror kundër kampeve të PKK-së të cilat gjenden në rajonet Zap dhe Avashin-Basjan.
Avionët kryen sulme ajrore kundër pozicioneve, strehimoreve, depove të armëve dhe të municioneve të cilat përdoreshin nga pjesëtarët e organizatave terroriste, të cilat u zbuluan se ishin në përgatitje të sulmeve në rajon.
Avionët të cilët morën pjesë në operacionet ajrore u kthyen në bazat e tyre.