Forcat siriane e kanë rimarrë kontrollin në zonën më të madhe të kontrolluar nga rebelët në lindje të Aleppos.
Kapja e rrethinës Hananon, në verilindje të Aleppos, i jep ushtrisë siriane avantazh në përpjekjen e saj për t’i rimarrë nën kontroll zonat tjera që po mbahen nga rebelët në Aleppo, thonë aktivistët, transmeton Express.
Raportohet se qindra civilë kanë ikur në Hanano.
Rreth 275.000 njerëz ndodhen të rrethuar derisa ofensiva e ushtrisë – tani në ditën e 13-të të saj – vazhdon.
Sipas Mbikëqyrësit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, 219 civilë janë vrarë në sulm.
Në mesin e viktimave edhe 27 fëmijë, sipas këtij grupi monitorues.
Marrja nën kontroll e tërë Aleppos do të ishte një fitore e madhe për presidentin sirian, Bashar al-Assad, pas gjashtë vjetësh e gjysmë të konfliktit sirian./Express/