Rajon & Botë

Forcat izraelite vrasin një palestinez 18-vjeçar

Një palestinez 18-vjeçar është vrarë dje gjatë një proteste me gur afër kufirit mes Gazës dhe Izraelit, ndërsa një zyrtar palestinez i Shëndetësisë ka thënë se ai është vrarë nga forcat izraelite.

Por, ushtria izraelite thotë se ushtarët e saj nuk janë përgjegjës, transmeton Express.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qindra, ka thënë se 18-vjeçari Abdel-Rahman Al-Dabbagh, është vrarë pasi që është qëlluar me plumb në kokë nga forcat izraelite gjatë përleshjeve në qendër të Rripit të Gazës.