Forcat irakiane rimorën qytetin atnik të Nimrod-it, një zonë historike që shtrihet rreth 30 kilometra në jug të Mosulit (veri) që grupi i Shtetit Islamik e kishte vandalizuar një pjesë të rëndësishme të tij që nga zaptimi i këtij territori në Irak, njoftoi sot Ushtria.
“Njësitë e blinduara të divizionit të nëntë çliruan Nimrod-in duke ngritur flamurin irakian mbi ndërtesat”, njoftoi Komanda e Operacioneve në një deklaratë duke cituar një zyrtar të lartë ushtarak.