Rajon & Botë

Forcat amerikane vrasin shtatë militantë të al-Qaedes

Forcat amerikane kanë kryer një bastisje në një kompleks të al-Qaedes në Jemen, duke vrarë shtatë militantë, thotë ushtria amerikane.

Ata u vranë përmes një kombinimi të armëve të zjarrit dhe goditjeve ajrore në Marib, në lindje të Sanaas, të martën në mëngjes.

Qëllimi kryesor i operacionit ishte mbledhja e inteligjencës.

Ushtria nuk ka bërë të ditur nëse në mesin e viktimave kishte ndonjë shtetas amerikan gjatë bastisjes e cila u mbështet nga qeveria jemenase, shkruan BBC.

Në një deklaratë, Komanda Qendrore e SHBA-ve thotë se militantët ishin anëtarë të Al-Qaedes në Gadishullin Arabik (AQAP).

SHBA ka kryer sulme të shpeshta në bazat e al-Qaeda në Jemen, duke përdorur shpesh avionë pa pilotë./KosovaPress/